Lushnja/ Memini akoma nuk ka firmosur

0
SHPËRNDAJE

Trajneri Hysen Dedja ka në grupin e tij disa lojtarë të rinj, të cilët po i teston në përgatitjet që skuadra lushnjare po zhvillon në Durrës. I aktivizoi në ndeshjen e djeshme miqësore me Tomorin.

Ai e konsideroi mbrojtësin Rexhep Memini si afrimin e parë të Lushnjës, por ky futbollist ende nuk ka nënshkruar. Ai kërkoi një takim me drejtuesit e Lushnjës dhe gjeti akordin me ta, por duket se një tjetër ofertë e josh ish-lojtarin e Kukësit, sipas “Sport Ekspres”.

Është e qartë, shumë futbollistë e shohin Lushnjën si planin B, ose si një alternativë, ku mund të tregojnë vlera këto muaj të këtij sezoni dhe për të kaluar më pas në një skuadër tjetër.

Në provë me Lushnjën janë aktualisht shkodrani Denis Dyca, lezhjani Leonard Përgjini dhe një futbollist rus, që më parë ka qenë pjesë e Kamzës.

Lushnja feston golin

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU