Lushnja merkato në Berat, Kamza largon 3 lojtarë

0
SHPËRNDAJE
loading...


Superiorja / Dy skuadrat e ngjitura rishtaz po fillojnë të mendojnë për sezonin e vështirë që i pret.
Kamza pritet të pësojë disa ndryshime në merkaton e verës, teksa kanë nisur “firot” e para dhe pjesë e ekipit nuk do të jenë tre lojtarë, të cilët nuk kanë pasur shumë hapësira gjatë këtij sezoni.

Kështu, Xhuliano Boçi, Beqir Ibrahimllari dhe Albi Çekiçi, nuk do të jenë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Ramadan Ndreu sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, skuadra tjetër e ngjitur në Superiore, Lushnja, po kërkon të afrojë qendërmbrojtësin Enea Bitri.

Emri i lojtarit të Tomorit kishte dalë në skenë prej ditësh, ndërkohë që tashmë vetë lojtari e ka konfirmuar diçka të tillë në një prononcim që ka dhënë në “Panorama Sport”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU