Lushnja mund të ketë pronarë të huaj

0
SHPËRNDAJE

Superioja / Në ambientet spotive përfliten shumë emra të cilët mund të marrin ekipin, i cili nqs nuk gjen një ose disa donatorë të fuqishëm është i destinuar të rikthehet në Kategorinë e Parë. Por mund të ketë edhe fatin e Elbasanit i cili megjithëse u ble nga një kompani angleze e pësoi keq.
Lushnja ka marrë pushimet, ndërkohë që sezoni i ri futbollistik do kohë të vazhdojë. Gjatë kësaj periudhe shumë emra janë lakuar për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Bano, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Së fundmi ka dalë një lajm në lidhje me drejtimin e klubit, që mund t’i kalojë investitorëve të huaj, që kërkojnë të marrin minimalisht gjysmën e aksioneve.

“Klubi i Lushnjes mund të ndryshoje pronarë. Disa investitorë të huaj kanë shprehur interesin për të investuar, duke marrë të paktën 50% të aksioneve dhe mbi të gjitha që të rikonstruktojnë stadiumin dhe fushat stërvitore. Në kontratë do jetë edhe një kusht që klubi të hyjë në kupat e Europës brenda një afati 7-vjeçar”, shkruan revista “VIP Sport”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.