Lushnja/ Ndaj Laçit kthehet portjeri por Bano ka 3 mungesa me peshe

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Lushnja do të presë skuadrën e Laçit të shtunën në stadiumin “Roza Haxhiu”, sfidë që luhet prej orës 14:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në “Supersport”.

Të dyja ekipet do kërkojnë fitoren, me vendasit që janë ende në kërkim të së parës, pasi deri më tani i janë gëzuar vetëm dy barazimeve me Kamzën dhe Partizanin.

Trajner Artan Bano në këtë ndeshje nuk do të ketë të gatshëm tre lojtarët e dëmtuar, Korreshin, Xhafën dhe Branicën, ndërkohë që rikthehet nga pezullimi portieri Spaho.

Te Laçi nuk ka asnjë futbollist me kartonë, por ai që shqetëson është mbrojtësi Ademir Souza, që pret përgjigjen e mjekëve shkruan “Sport Ekspres”. Braziliani doli i dëmtuar nga ndeshja me Flamurtarin.

Lushnja – Kukesi

Lushnja feston golin

S'KA KOMENTE

Comments are closed.