Lushnja pa Pepën në sfidën ndaj Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Lushnja do të vijojë me përgatitjet sot dhe nesër për të përcaktuar formacionin që do të zbresë në fushën e blertë të dielën ndaj Vllaznisë në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.

Në kampin verdhejeshil janë optimistë dhe po përgatiten për të marrë një rezultat pozitiv. Trajneri Artan nuk do ta ketë të plotë grupin, pasi siç dihet mesfushori Erlind Korreshi ka kryer një operacion në gju dhe do të mungojë për disa kohë.

Tjetër mungesë e rëndësishme është ajo e sulmuesit Brunild Pepa. Ish – futbollisti i Vllaznisë, që këtë verë u rikthye në Lushnje, është i pezulluar nga Komisioni i Disiplinës.

U mendua se do të paguhej gjoba prej 1 milion lekësh, por zyrtarë të klubit janë shprehur në “Panorama Sport” se diçka e tillë nuk do të ndodhë, ndaj trajneri Bano dubet t’i bëjë llogaritë pa të.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.