Lushnja pa trajner/ Byzhyti dhe Pepa premtojnë kthesën

0
SHPËRNDAJE

Në ditën e tretë të javës përgatitore në kuadër të ndeshjes me Teutën, lushnjarët vijojnë të stërviten në mungesë të trajnerit kryesor. Drejtuesit e klubit të kryesuar nga presidenti Fatos Tushe kanë patur kontakte për të zgjidhur çështjen e pankinës dhe për të gjetur njeriun që do të drejtojë verdhejeshilët nga stoli.

Por deri më tani asgjë me sukses. Koordinatori i klubit, Artur Çobani, për gazetën “Panorama Sport” tha se trajneri do të caktohet sot (të enjten) nga kryebashkiaku-president Fatos Tushe.

EKIPI

Ndërkohë, verdhejeshilët vijojnë përgatitjet në kuadrin e ndeshjes me Teutën, që do ta luajnë ditën e shtunë në stadiumin “Roza Haxhiu”. Sipas informacioneve që jep klubi lushnjar nëpërmjet sekretarit Irakli Zaka, përgatitjet vijojnë nën drejtimin e zv/trajnerit Cuko dhe përgatitësit atletik Gjika. Te lushnjarët ka patur një gjendje gripale mesfushori Enriko Papa dhe një shqetësim të lehtë muskular për Endri Maganin.

PEPA

Sulmuesi i Lushnjës, Brunild Pepa, e njeh mirë skuadrën e Teutës, pasi ka luajtur me bregdetarët në dy periudha të ndryshme. “Po përgatitemi për Teutën. Nuk pata fat të shtunën e kaluar me Laçin ku godita shtyllën. Kam dëshirë t’i shënoj Teutës. Do të kërkojmë fitoren e parë në kampionat”, tha Pepa.

BYZHYTI

Mbrojtësi “veteran” Alban Byzhyti për gazetën “Panorama Sport” tha se ekipi verdhejeshil është munduar të bëjë më të mirën dhe shpreson që kjo situatë të kalohet me një rezultat pozitiv ditën e shtunë ndaj Teutës. “Jo për t’i justifikuar këto rezultate, por mendoj se problem kryesor është stërvitshmëria. Mungesa e fush- ës stërvitore. Mbaj përgjegjësitë e mia si titullar për formën jo të mirë që kam shfaqur si unë dhe ekipi. Nuk është e vërtetë që kemi bojkotuar. Kemi qenë në punë, në stërvitje. Nuk na vjen mirë që erdhi kjo situatë duke parë dhe problematikën. Me ato mundësi që ka ekipi është munduar të bëjë më të mirën”, është shprehur qendërmbrojtësi Alban Byzhyti.

Lushnja – Kukesi
Lushnja feston golin
Lushnja – Kukesi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU