Lushnja përgatitet për superiore por ka probleme me stadiumin “Roza Haxhiu”

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kur duhen edhe 26 ditë nga përfundimi i kampionatit, klubi lushnjar është “regjistruar” edhe zyrtarisht si kandidat për Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm. Burime të besueshme nga selia e verdhejeshilëve thanë për “Panorama Sport” se zyrtarët e klubit do të dorëzojnë në FSHF dokumentacionin e nevojshëm. Pritet që statusi aktual i klubit, dokumentacioni i plotë, të dorëzohet pranë zyrave të FSHF-së ditën e sotme.

“KF Lushnja 1930” sh.a është krijuar me VKB numër 60, datë 06.09.2013 për pjesëmarrjen e Bashkisë Lushnjë si aksioner i vetëm në themelimin e shoqërisë “KF Lushnja 1930″ sh.a që funksionon me të ardhurat e veta dhe me të ardhurat që i kalon Bashkia Lushnjë në formën e subvencionimit. Projektplani financiar i vitit 2017 është hartuar duke marrë në konsideratë funksionimin e sh.a-së dhe arritjen e rezultateve për ekipin e futbollit. Miratimin e pasqyrave financiare dhe raportin e auditorëve të pavarur”.

Stadiumi

Problem i madh për Lushnjën mbetet gjendja e stadiumit “Roza Haxhiu” që ka nevojë për një rikonstruksion të plotë sipas kërkesave të FSHF-së. Taraca e tribunës, fusha e stadiumit dhe shkallët e tifozëve janë shumë të amortizuara. Ndërsa disa nga portat hyrëse janë jashtë funksionit. Nevoja për ndërhyrje është për ambientet e brendshme dhe fushat rreth stadiumit “Roza Haxhiu”.

Kampionati

Lushnja është rikthyer sërish në distancën +2 ndaj Bylisit, që fitoi dje ndaj Pogradecit. Myzeqarët dhe mallakastriotët janë përfshirë nga një duel i fortë midis tyre. Verdhejeshilët do të luajnë dy transferta radhazi me Shkumbinin dhe Pogradecin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.