Lushnja, plane afatgjata për Superioren

0
SHPËRNDAJE

Të hënën, verdhejeshilët e Banos nisen drejt Italisë për të zhvilluar miqësoren me Barin

Lushnjarët do ta mbyllin javën e katërt stërvitore në fushën e sta- diumit “Roza Haxhiu”, tashmë në një terren të kufizuar për shkak  se ka nisur heqja e tapetit të vjetër. Ndër- sa të hënën e ardhshme verd- hejeshilët do të  udhëtojnë për në Itali, ku në stadiumin “Via del Mare” të Leçes do të luajnë një takim miqësor me  skuadrën e Barit, e cila drejtohet nga trajneri Fabio Groso. Kjo do të jetë miqësorja e dytë për  verdhejeshilët, pas barazimit 0-0 me Laçin në “Roza Haxhiu”, takimi i zhvilluar këtë mesjavë. Klubi lushnjar ka konfirmuar nisjen e  skuadrës ditën e hënë.

Pas miqësores me Barin, verdhejeshilët do të udhë- tojnë drejt Pogradecit,
ku do të vazhdojnë fazën përgatitore në kushte grumbullimi. Ish-presidenti i Lushnjës, Artur  Çobani, në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, tregon punën organizative të klubit.

“Kemi bërë një organizim të ri dhe unë jam caktuar koordinator i klubit të futbollit, që do të mbajë lidhje me institucionin e Bashkisë dhe me FSHF-në. Kemi plane të mëdha për të ngritur një Lushnjë, e cila do të konkurrojë si e barabartë me të gjitha ekipet e Superiores. Lushnja do të ketë objektiva  konkretë dhe jo thjesht për të qëndruar në Kategorinë Superiore. Objektiva që do t’i bëjmë të  ditur në një mbledhje të afërt me praninë e presidentit të klubit Fatos Tushe. Do të ketë dy-tre afrime nga tregu i huaj. Disa biznesmenë, sponsorë  do të ndihmojnë në qëndrimin e lojtarëve të huaj në Lushnjë”, u shpreh ish-presidenti Çobani.

 

Afrimet – Lushnjarët kanë bërë disa afrime në këtë merkato vere duke i zyrtarizuar përmes firmave  në kontratë. Një nga lojtarët që do të debutojë me verdhejeshilët është mbrojtësi beratas Eneo Bitri. Futbollisti 21-vjeçar spikati me lojën e tij në miqësoren me Laçin. Këtë sezon ai do të luajë me  lushnjarët në formë huazimi.

“Ndihem mjaft mirë te Lushnja dhe i kënaqur që do të luaj në  Kategorinë Superiore. Jam i motivuar për të justifikuar besimin që më është dhënë. Jam i  përqendruar te përgatitjet për të bërë një sezon të mirë te skuadra e L reh mbrojtësi Bitri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.