Lushnja/ Sot miqësorja e fundit përpara startit

0
SHPËRNDAJE

Lushnja/ Ndeshja e sotme me Erzenin në Shijak është miqësorja e katërt e Lushnjës në përgatitjet dimërore, që skuadra myzeqare i zhvilloi në Durrës.

Lushnjarët janë ndeshur me kundërshtarë nga Kategoria e Parë, Tomorin, Besën dhe Dinamon, duke i fituar të gjitha miqësoret. Lojtarët duken në formë dhe për testin e fundit para ndeshjes me Teutën stafi teknik ka zgjedhur ta luajë në transfertë, duke qenë se edhe kampionati rinis jashtë fushe.

Por ajo që shqetëson tifozët e Lushnjës ka të bëjë me përforcimet. Para se të ndërpritej kampionati u fol me të madhe për afrime cilësore, por deri tani trajneri Dedja ka konfirmuar vetëm Përgjinin, madje edhe ai nuk është zyrtarizuar.

Memini nuk preferoi të qëndronte te Lushnja dhe zgjodhi Kosovën, por edhe për të tjerët duket e vështirë, kështu që skuadra myzeqare do ta përballojë edhe gjysmën e dytë të kampionatit me po atë grup.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.