Lushnja/ Stafi i jep besim trajnerit por ka edhe një plan B

0
SHPËRNDAJE

Me humbjet e fundit, Lushnja ka krijuar një hendek me rivalët e mbijetesës dhe duket e pamundur që ajo të parakalojë në renditje dy skuadra në vazhdim të kampionatit. Matematika i bën myzeqarët të mbeten me shpresë, por duket qartë që skuadra e drejtuar nga trajneri Dedja ka vështirësi, pavarësisht se po luan më mirë.

Kanë kaluar 12 javë dhe të gjithë te Lushnja shprehen se nuk dorëzohen, por nëse deri në fund të gjysmës së parë të kampionatit nuk do të ketë përmirësim në rezultate, në skuadër do të ketë ndryshime rrënjësore. Burime pranë “minuta90.com” kanë bërë me dije se ndryshimet do të prekin grupin e lojtarëve, por edhe stafin teknik, përveç trajnerit Hysen Dedja.

Trajneri shkodran ka besimin e drejtuesve të klubit, madje mësohet se atij i është dhënë e drejta ta vazhdojë punën edhe nëse Lushnja bie në Kategorinë e Parë. Pas humbjes me Flamurtarin Dedja edhe dorëheqjen, por vazhdoi punën. Nëse Lushnja del nga gara e qëndrimit në elitë në janar, puna do të fokusohet në ndërtimin e një grupi, që në Kategorinë e parë sezonin e ardhshëm do të garantonte suksesin.

Gjithçka do të shihet më qartë në janar, nëse do të vazhdohet me planin aktual apo me atë B. Duhet thënë se trajneri Dedja ka edhe mbështetjen e një pjese të konsiderueshme të tifozëve, pasi skuadra po punon mirë, pavarësisht rezultateve.

Lushnja – Kukesi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.