Lushnja vazhdon përpara e pamposhtur

0
SHPËRNDAJE


KATEGORIA E PARË – Java 15

Bylis – Lushnja 1-1
Shënues: Muçaj 35’/ Bufasi 63’

Kishin kontesuar arbtrin Koçi por loja e vakët që bëri Bylisi nuk i justifikoi pretendimet e skuadrës Mallakastriote.
Lushnja ruan kryseimin me + 6 mbi Bylisin e vendit të dytë dhe vazhdon të ketë 0 humbje në këtë kampionat.
Bylisi dhe Lushnja janë ndarë në barazim 1-1 në sfidën e luajtur në stadiumin “Adush Muçaj”, rezultat që i shkon për shtat skuadrës mike.

Ballshiotët kanë arritur të shënojnë të parët, teksa kapiteni Muçaj ka realizuar me kokë pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Meto.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, ndërsa në të dytën shtatlarti Bufasi arriti të barazojë shifrat në minutën e 63-të.

Lushnja është e kënaqur me barazim dhe mbrohet mirë deri në fund, duke marrë një pikë me vlerë dhe duke ruajtur diferencën prej 6 pikësh me ballshiotët.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.