Lushta-Kryeziu-Hysaj, rrethi i shqiptarëve “napoletanë” mbyllet pas 63 vjetësh

0
SHPËRNDAJE

napoli
Napoli i viteve ’40

U desh të kalonin 63 vjet që të ndodhte. Firma e hedhur sot nga Elseid Hysaj në kontratën me Napolit rindez kujtime. Një shprehje italiane thotë “nuk ka dy pa tre”. Pikërisht, lojtari me origjinë shkodrane bëhet shqiptari i tretë i historisë së Napolit. Dhe dy të parë që e kishin veshur fanellën e Napolit e bënë praktikisht rreth 60 vjet më parë. Hysaj vjen pas Naim Kryeziut dhe Riza Lushtës. Megjithëse mbi origjinën e atyre të dyve, ka pasur gjithmonë dyshime, teksa vetë Lushta pati deklaruar për shtypin italian të vitit 1979: “Jam jugosllav, i lindur në Mitrovicë. Kur isha fëmijë, prindërit më dërgonin në Shqipëri dhe këtu lindi keqkuptim. Edhe Kryeziu thuhej se ishte shqiptar, por edhe ai, si unë, ishte me origjinë nga Jugosllavia”.

Gjithsesi, përtej kësaj, duket sikur ky 2015 është një vazhdim i 5-vjeçarit 1947-1952 për Kryeziun dhe i kampionatit 1945-46 për Lushtën. Ky i fundit debutoi më 28 tetor 1945, me një humbje në transfertë në Bari, me rezultatin 1-2. Erdhi nga Napoli, pasi ishte rritur te Sportklub Tirana, dhe pasi kishte veshur fanellat e Barit e Juventusit. Atëherë thuhej se kur Lushta do të shënojë, do të rrëzohet stadiumi. E ashtu ndodhi ekzaktësisht, teksa me festimin e tifozëve, në golin e parë pikërisht ndaj Barit (27 janar 1946), transetë nuk mbajtën dhe u plagosën qindra vetë. Ndeshja u pezulluar për dhjetra minuta. Gjithsesi përtej kësaj, për adhuruesit e statisitikave, duhet thënë se Lushta, një futbollist shëtitës, qëndroi vetëm 1 vit në Napoli, ku luajti 27 ndeshje dhe 6 gola.

Foto LaPresse - Jennifer Lorenzini 24/07/2015 Empoli ( Italia) Allenamenti dell'Empoli Stadio "Carlo Castellani" Nella foto:  Vincent Laurini e Elseid Hysaj Photo LaPresse - Jennifer Lorenzini 24 July 2015 Empoli ( Italy) Sport Soccer Empoli   "Carlo Castellani" Stadium  In the pic: Vincent Laurini and Elseid Hysaj
j

Naim Kryeziu, i lindur në Gjakovë më 1 janar 1918, u nda nga jeta në Romë më 20 mars 2010, debutoi te Napoli më 5 tetor 1947, gjatë një ndeshjeje në shtëpi ndaj Lacios (0-0). Qëndroi plot 5 vjet aty, mes Serisë A dhe B, duke totalizuar 168 ndeshje e 40 gola, dy dygolësha, një karton të kuq dhe një kampionat të fituar në B. Kuriozitet është fakti që Napoli e bleu nga Roma për 18 milionë, pas një triplete që shënoi pikërisht në dëm të napoletanëve.

Futbolli, sidomos ai i vjetri, dhuron gjithmonë histori interesante. E tillë është edhe ajo e Kryeziut. Si ai edhe Lushta erdhën në Itali në 1939-n, pas pushtimit italian të Shqipërisë, moment që u kishte hapur sportistëve shqiptarë aksesin në Federatat e Komitetit Olimpik Italian. Faktikisht, qeveria italiane kishte dërguar në Tiranë një profesor edukimi fizik, që të merrej me organizimin sportiv lokal.

“Ai më pa teksa luaja dhe duke qenë një tifoz i Romës, sinjalizoi klubin italian”, ka treguar vetë Kryeziu në vitin 2001. Riza Lushta, Naim Kryeziu dhe Elseid Hysaj: kështu, rrethi i shqiptarëve me fanellën e Napolt, është gati të mbyllet. Pas 63 vjetësh. Plot 3287 javë pas atij 31 korrikut të vitit 1952. Pikërisht, pas 23009 ditësh, kërcimi nga Shkodra në Napoli nuk ka qenë kurrë kaq i shkurtër, nën emrin e Elseid Hysajt.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.