Lushtaku kalon nga “Kampionët tek Kampionët”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Kushtrim Lushtaku ka zyrtarizuar të ardhmen e tij, teksa nga kampionët e Shqipërisë ka kaluar te kampionët e Kosovës.

Mesfushori anësor pas aventurës me Flamurtarin e Vlorës u rikthye te Kukësi, por aty nuk pati hapësira dhe me përfundimin e sezonit u largua.

Trepça ’89 ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit dhe e konsideron këtë lëvizje si një goditje në merkato. Skuadra nga Mitrovica do ketë mundësinë të luajë në Kupat e Europës dhe gjatë kësaj periudhe është e interesuar të bëjë disa përforcime të rëndësishme.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.