Lushtaku shpall “divorcin” me Kukësin, priten të tjera largime.

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Kushtrim Lushtaku nuk do të jetë më pjesë e Kukësit për sezonin e ri. Këtë gjë mesfushori shqiptar nga Kosova e ka bërë publike në profilin e tij personal në “Facebook”. Mesfushori shprehu se ruan kujtime të bukura dhe se do t’a ketë në zemër Kukësin:

image “Aventura ime me klubin e Kukësit mbyllet pas një viti. Dua të falenderoj të gjithë shokët e ekipit, drejtuesit dhe mbi të gjitha tifozët, për momentet e bukura që kemi kaluar sebashku. Ka qënë një sezon i mbushur me emocione pozitive, prej të cilave kam mësuar shumë. Do kisha dëshirë që t’u kisha dhuruar një trofe tifozëve, pasi e meritojnë për mbështetjen e zjarrtë që na kanë dhënë. Tashmë jam një futbollist i lire, por do ruaj gjithnjë respekt për klubin e Kukësit. Uroj të ketë sa më shumë suksese në të ardhmen. Faleminderit të gjithë kuksianëve. Tashmë do shikoj të hedh një hap tjetër të rëndesishëm në karrieren time! Rrespekte Kushtrim Lushtaku 10!!!”- ishin fjalët e mesfushorit.

imageGjithashtu nga ekipi kuksian është larguar zyrtarisht edhe portieri Argent Halilaj. Prej kohësh përflitej diçka e tillë, por vetëm të premten është bërë zyrtare. Gjithashtu nga ekipi verilindor pritet të largohet edhe mesfushori durrsak Albi Dosti, ndërsa mesfushori kosovar Yll Hoxha e ka bërë fakt të kryer largimin, dhe tani pritet vetëm të marrë lejen e kalimit nga Kukësi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.