M.Basha e mbyll me Torinon: Pres oferta nga Gjermania, ose Turqia

0
SHPËRNDAJE

mbashaParabola e Migjen Bashës ka qenë nga ato të ëmblat, pasi nuk është pak të kërcesh nga Seria B në… Europa League. Mirëpo tani, pas 4 sezonesh, mesfushori shqiptar i jep lamtumirën Torinos, që nuk i ka rinovuar kontratën, megjithëse ka qenë një nga më besnikët e trajnerit Ventura.

Jo polemika
Megjithatë, mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk ka ndërmend të bëjë polemika. “Kalova një periudhë shumë pozitive gjatë 4 viteve. Torino do të ktë gjithmonë një vend në zemrën time – ka deklaruar për gazetën torineze ‘Tuttosport’ -. Shpresoja te rinobvimi, por kuptova se epoka ime kishte përfunduar këtu. Pas rikuperimit nga dëmtimi pata mundësinë të luaj, duke parë edhe mungesën e njëkohësishme të Gazzi e Vives, por ie ndieja në ajër që s’do të kisha zgjatur kontratën. Sidoqoftë, e gjithë kjo është e natyrshme, përderisa si në futboll, edhe kudo në jetë, ka gjithmonë një fillim dhe një fund. Skuadrës i uroj çdo të mirë. Besoj se nëse do të qëndronin lojtarët e mëdhenj, plus me ndonjë përforcim të mundshëm, atëherë i ka të gjitha shanset për t’u kthyer në Europa League”.

E ardhmja
“Merkato ende nuk është ngritur në fazën e nxehtë. Unë jetoj prej 10 vitesh në Itali, ku ndihem mirë. Por nëse do të vijnë oferta konkrete edhe nga kampionate të tjerë, do të më stimulonin. Ndoshta, nga Turqia ose Gjermania. Të shohim, jam i hapur për çdo përvojë”.

Kush interesohet
Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Italia, klubi që po mundohet të bëjë diçja konkrete për Bashën është Frozinone e sapongjitur në Serinë A dhe ku 28-vjeçari ka luajtur më parë në vitin 2009. Megjithatë vazhdojnë të shfaqin interes prej kohësh edhe skuadra si Empoli dhe Lila e Francës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.