M.Basha, interesim nga një klub i vendlindjes

0
SHPËRNDAJE

Daniele Bottallo / lapresse 11-07-2013  sport  calcio Torino FC-allenamento alla Sisport nella foto: Migjen Basha Daniele Bottallo / lapresse 11-07-2013  sport soccer Torino FC-training at Sisport in the picture: Migjen Basha

Migjen Basha ka shumë interes nga klube të ndryshme në merkato. Përveçse në Itali, tashmë mesfushorin kuqezi e duan edhe në Zvicër. Pas Kievos e Barit që janë shfaqur të interesuara, tashm është edhe një klub i Superligës zvicerane që kërkon shërbimet e lojtarit të Kombëtares shqiptare. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane behet fjalë për Grasshopersin, klub që ka nisur kontaktet për të pasur në gjirin e vet futbollisin e mbetur pa kontratë që prej gati dy muajsh. Për Bashën do të ishte një rikthim në vendin e lindjes, përderisa pavarësisht se ka vendosur të luajë për Shqipërinë, ai në fakt ka lindur në Lozanë, aty ku ka hedhur hapat e para të karrierës në vitin 2004.
Për 28-vjeçarin, ofertën më konkrete deri tani e ka lëshuar Bari, por fakti që luan në Serinë B, e bën që të jetë zgjedhje e dytë, përderisa prioritet kanë ligat kryesore të Europës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.