Magani: 2 penallti inegzistente. Largimin tim e ka në dorë presidenti

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Trajneri i Teutës, Gugash Magani, ka folur pas ndeshjes për “Supersport” teksa është shfaqur dukshëm i zhgënjyer me skuadrën e tij. Tekniku peqinase e sheh gjyqtarin si protagonist me vendimet e tij. Një largim i mundshëm? Gjithçka në dorën e presidentit.

“Ishim përgatitur për ta fituar ndeshjen, por nuk besuam dhe nuk fituam. Ndjehem i fyer nga disa veprime, pasi nuk mendoj se e meritoj këtë sjellje nga skuadra. Në pjesën e parë bëmë mirë dhe për 45 minuta në fraksionin e dytë nuk ishim egzistent”.

“Më thanë që penalltitë janë të dyshimta. Penalltia e parë ishte skandal. Ishte prekje e pavullnetshme, në Kukës nuk na jepet penallti po ashtu. Skënderbeu e meritoi fitoren. As rasti i dytë nuk është 11-metërsh. Besoj se gjyqtari ka qenë protagonist, duke parë dhe rastet e 11-metërshave. Gjyqtari është protagonist në fitoren e Skënderbeut”.

“Kam shumë kritika për skuadrën time. Ishim amator në disa veprime, kur mund ta kishim menaxhuar rezultatit dhe mund të kishim marrë një pikë”.

“Loja tregon gjithçka. Beqaj ka qenë më mirë se lojtari që ka ardhur nga jashtë. Jo gjithmonë bëhet mirë kur bëhen seleksionimet .”

“Nuk kam vërejtje për Hakajn, e përgëzoj për karakterin. Ndoshta kemi gabuar, por kjo s’mund të merret si justifikim. Ne me të vërtetë kemi pësuar shumë gola, kemi shënuar të parët në disa ndeshje. Problemi është mënyra e menaxhimit. Përgjegjësia e parë është e trajnerit, i hapur nga ndaj vendimit të presidentit, që kam marrëdhënie shumë të mirë. Sot marr përgjegjësinë edhe pse gjyqtari është protagonist”.

“Ishte e vështirë pjesa e motivimit, pas ndeshjes me Kukësin. Ndaj rivalëve më të fortë, jam munduar ta ul këtë lloj inferioriteti. Gjërat nuk vijnë përnjëherë. Skuadra duhet të rritet psikologjikisht. Unë i mbaj përgjegjësitë e mia edhe lojtarët do të mbajnë përgjegjësitë e tyre”.

“Pozita është e vështirë. Pasi kemi marrë 4 humbje, 2 prej të cilëve të pamerituar. Duhet më shumë punë, të besojmë më shumë. Unë kam besim te puna ime, derisa punoj sistematikisht. Skuadra ka 20 lojtarë dhe mendoj se duhet një farë ndryshimi apo rotacioni”.

Magani

S'KA KOMENTE

Comments are closed.