Magani: Bëmë një lojë perfekte, do të kualifikohemi ne

0
SHPËRNDAJE


Tekniku i Teutës në emsionin “Gol pas Goli.”
Pas përfundimit të takimit Vllaznia-Teuta, ku kjo e fundit u mund me rezultatin 1-0, ka folur për mikrofonin e Supersport tekniku Magani.

“Kemi bërë një lojë relativisht të mirë dhe ishim të përgatitur maksimalisht për takimin me ekipin shkodran. Normalisht që kupa ka të veçantat e veta pasi ka avantazhe dhe disavantazhe por duhet theksuar që kemi bërë një lojë perfekte. Kemi pasur luhatje në 10 minutat pas pësimit të golit por më pas e kemi marrë veten. Duhet të gjejmë rrjetën pas finalizimi përpara portës ka ngecur, kjo edhe sepse mbrojtja e Vllaznisë ka qenë e saktë në largimin e rrezikut. Do mundohemi këto dy javë të punojmë dhe ajo që mund të them është se skuadra do jetë meë shumë e vendosur të fitojë ndeshjen dhe të kualifikohet”, ka përfunduar Magani.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.