Magani do një tjetër lojtar nga Tirana

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skuadra e Flamurtarit pritet të zhvillojë një merkato cilësorë këtë verë ku emrat e bujshëm nuk mungojnë. Pas firmës së Fazliut dhe rikonfirmimeve të disa lojtarëve si Zeqiri dhe Idrizaj, drejtuesit vlonjatë dhe trajneri Magani po punojnë për të sjellë në Vlorë lojtarë të tjerë cilësorë.

Dorian Kërciku kundër Laçit
Dorian Kërciku kundër Laçit

Një emër i cili duket se është në planet e trajnerit peqinas është Dorian Kërçiku. Lojtari i krahur të djathtë njihet mjaft mirë nga Magani pasi e ka drejtuar gjatë kohës që ka qenë në krye të Tiranës, por ajo që mund t’a dërgojë lojtain në Vlorë është edhe fakti se ai mund të mbulojë shumë pozicione në krahun e djathtë.

Kërçiku edhe në verën e kaluar ishte pranë kalimit tek kjo skuadër, por më pas rinovoi me Tiranën. Mesa duket Gugash Magani kërkon që të ndërtojë ekipin me lojtarë që i njeh nga afër, teksa Kërçiku mund të jetë goditja numër 2 nga Tirana, pasi edhe Fukui po përflitet për një kalim të mundshëm tek vlonjatët.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.