Magani: Fitore për mbijetesë

0
SHPËRNDAJE

gugash-magani

Përpara se të shprehem, dua të kërkoj ndjesë që nuk dola para jush në ndeshjen e shkuar, ishte diçka momentale. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, një finale do të thoja, sepse ishte një ndeshje jetike, për mbijetesë. Ne luftojmë për mbijetesë, u përballën dy skuadra me të njëjtin synim dhe sot fituam ne.”

“Mendoj se u treguam pragmatistë dhe cinikë në momente të veçante, duke gjetur edhe golin. Si rrallëherë në ndeshjet e fundit, arritëm të mbanim edhe rezultatin. Në ndeshjet e fundit kemi luajtur vetëm 75 minuta, ndaj fitorja më gëzon shumë, por më shumë më gëzon ekuilibri i skuadrës për 90 minuta.”

Zëvendësimi Ribaj-Gripshi? Normalisht, e kisha studiuar edhe kundërshtarin, ndaj bëra disa lëvizje. Ribaj është lojtar që luan mirë edhe në krah, si sulmues krahu, por di të luajë edhe si sulmues qendre. Gjatë 2-3 javëve të fundit na ka munguar Magani, sulmuesi tjetër, ndaj kemi përdorur Ribajn.Gripshi është një lojtar që ka luajtur shumë ndeshje dhe kalendari ka qenë i ngjeshur, ndaj kishte nevojë për pak pushim.”

Mbijetesa, a është marrë pak lehtë? “Nuk diskutohet që jemi në pozicion të vështirë. Nuk ka shans që unë ta marr lehtë këtë moment, sepse e kam pasur mbi shpinë edhe te Tirana para tre viteve. Unë qëndroj me këmbë në tokë, bëj maksimumin, por aktorët kryesorë janë lojtarët dhe varet prej tyre. Me lojtarë të veçantë kam pasur rezervat e mia, por janë gjëra që mbeten brenda familjes. Pres që disa lojtarë të marrin më shumë përgjegjësi, sepse fazat e ardhshme do të jenë edhe më të vështira. Teutën e lashë në kupat e Europës, ndërsa u ktheva sepse kisha një borxh me presidentin Hasanbelliu. Kjo nuk është Teuta që kam stërvitur në verë, por kam vetëm 4-5 ndeshje që e drejtoj dhe mendoj se pas disa javësh mendoj se Teuta do të jetë krejt tjetër, me grintën dhe karakterin e Teutës së vjetshme. Të jeni të sigurt që do të bëjmë edhe 3-4 afrime në janar. Që të jem i drejtpërdrejtë, do të bëjmë afrime në mbrojtje, mesfushë dhe sulm.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.