Magani: Fitorja na jep qetësi

0
SHPËRNDAJE


Fitorja ndaj Laçit e gëzon pa masë Gugash Maganin. Teuta e tij e mbyll këtë vit jo në vendin e parafundit në renditje. Pas fitores ndaj kurbinasve, trajneri peqinas u shpreh:

“Fitore shumë e rëndësishme, por asnjëherë nuk jemi të qetë, duke parë renditjen. Gjithsesi, jam shumë i kënaqur nga ky trepikësh me shumë vlera, ndaj një rivali direkt.”

“Kjo fitore na ul pak presionin dhe viti i ri do të jetë më i qetë, sepse kemi kaluar një periudhë mjaft të rënduar, edhe unë personalisht.”

“Tani do të punojmë fort, për të rregulluar shumë gjëra që nuk kemi pasur mundësi për shkak të kohës së paktë. Unë e kam marrë skuadrën në mesin e pjesës së parë të sezonit, ndërsa tani kam kohë të punoj, duke bërë edhe ndonjë ndërhyrje në merkato.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.