Magani humbëm 6 pikë, jo 3

0
SHPËRNDAJE


Trajneri i Teutës Gugash Magani ka folur pas ndeshjes me Luftëtarin, që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të gjirokastritëve. Trajneri i Teutës deklaroi:

“Mendoj që humbja është humbje. Duhej ta kishim evituar humbjen, kemi humbur sot 6 pikë dhe jo 3 pikë. Mendoj që Luftëtari do të kërkojë mbijetesën deri në fund. Ky është futbolli, duhet ta pranojmë si të tillë. Ky është futbolli dhe ne do të bëjmë analizën për të ndërhyrë në merkaton e janarit.

Sulmi, mbetet reparti më problematik i momentit. Ne këto lojtarë kemi në dispozicion dhe i kemi dhënë besimin duke i dhënë fanellën. Sot do isha i kënaqur dhe me 1 pikë. Por për asnjë moment nuk kemi ardhur për 1 pikë”, përfundoi Magani në mikrofonin e Supersport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.