Magani: Humbje e hidhur, bëmë një lojë shumë të mirë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Teutës, Gugash Magani, pas ndeshjes me Kukësin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, u shpreh se kjo ishte një humbje e hidhur, ndërsa u shpreh se ekipi i tij zhvilloi një lojë shumë të mirë.

“Humbja është gjithmonë e hidhur, aq më shumë kur vjen pas një loje të mirë tonën, pas rasteve të humbura. Diferencën e bën kur del para portës dhe shënon.

Kjo ishte diferenca ditën e sotme. Në një moment të veçantë, ata u treguan cinikë dhe shënuan.

Mendoj që do ta rregullojmë, se nga humbjet duhet të punosh të përmirësohesh. Duhet të ekzistojë edhe vigjilenca për të qenë përpara i përgjegjshëm, edhe para portës kundërshtarë.

Kështu ndodhi edhe me Vllazninë. Janë gjëra që do të punojmë, t’i rregullojmë, për asnjë moment nuk duhet të ulim kokën.

Jemi në kushte të këqija dhe çdo hap i gabuar është i barabartë me zbritjen poshtë”.

“Mund të them se Arturi është ndërruar se dy ndeshjet e para pothuajse i ka luajtur të plota dhe kërkonim të ishte më i freskët. Ishte rrotacion i detyrueshëm me sulmuesin Ribaj.

Edhe Kastrati që e ndërrova me “gardianin” Moçka u bë sepse është një lojtar me të ardhme, është portieri i Shpresave dhe duhet ta shikosh edhe atë në lojë”.

“Duhet të them vetëm se me lojën jam i kënaqur, por jo edhe shumë tani se jemi në kushte shumë të vështira dhe duhet të ringrihemi. Kemi një avantazh që nuk kemi asnjë lloj presoni nga tifozët apo presidenti Edmond Hasanbelliu.

Ndërsa avantazh tjetër është që unë marr përsipër rrezikun dhe jam i qetë, nuk transmetoj frikë te skuadra, vetëm qetësi, se duke qenë me mendje të ftohtë skuadra do të finalizojë. Nëse nuk shënon, nuk merr tri pikët”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Teutës, Gugash Magani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.