Magani: Jam i kënaqur me një pikë, pasi Partizani ka skuadër të shkëlqyer

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Teutës, Gugash Magani, pas ndeshjes me Partizanin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Sokol Xhihani, u shpreh se ai është i kënaqur me një pikë, pasi Partizani ka një skuadër të shkëlqyer.

“Nëse them që nuk jam i kënaqur me një pikë, nuk është normale, sepse Partizani ka një skuadër të shkëlqyer. Sot ishte një ndeshje e ekuilibruar, mund të fitonim po të tregoheshim pak më cinikë.”

“Të dyja skuadrat janë nën presion, donim fitoren, por barazimi është rezultati më i drejtë. Skuadra u soll shumë mirë në fushë, në çdo drejtim, por duhej të ishim më të qartë në goditjet e dënimit pro nesh.”

Shkalla para mbrojtjes? “Është lojtar shumë profesionist, pavarësisht se është lojtar emotiv, që duhet të piqet edhe pak. E kam provuar shpesh para mbrojtjes, sepse nuk kemi shumë lojtarë në atë rol”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Teutës, Gugash Magani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.