Magani: Jam i kënaqur, pasi skuadra luajti mjaft mirë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gugash-maganiTrajneri i Teutës, Gugash Magani, pas ndeshjes me Skënderbeun, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Egi Duro, është dukur tepër i kënaqur mbrëmjen e sotme.

“Jam i kënaqur, skuadra sot ka luajtur mirë. Në fakt, në pjesën e parë vuajtëm dhe kundërshtari na vendosi nën presion, bëmë disa gabime dhe mendoj se patëm fat. Në pjesën e dytë u përmirësuam, luajtëm më mirë, krijuam lojë dhe disa raste. Renditja mbetet shqetësuese, ndaj mendoj se pika e marrë, ndaj një rivali kaq cilësor, është për t’u kënaqur.”

“Zëvendësimet mbrojtëse? Nuk ishim të dorëzuar, futa në fushë dy lojtarë që vrapojnë më shumë dhe ndihmonin skuadrën. Bangal dhe Ribaj nuk ishin aty ku duhej në pjesën e parë, edhe pse unë kam shumë besim tek ata, përndryshe nuk i hidhja në fushë si titullarë. Gjithsesi, në pjesën e dytë jam më i kënaqur me skuadrën, kishim ekuilibër.”

“Tërheqja në mbrojtje? Nuk ishte për asnjë moment porosia ime, por Skënderbeu po ushtronte presion të madh. Kjo më bëri të rregulloja edhe disa gjëra dhe mendoj se kemi pasur edhe fat, sepse mund ta kishim humbur ndeshjen.”

“Rasti i sulmuesit James Adeniyi në fund? Në këto raste duhet shumë kujdes, sepse ishim ne në sulm dhe mund ta pësonim. Janë gjëra që ndodhin, u kapëm në kundërsulm, por futbolli është edhe çështje psikologjike dhe vigjilenca është faktori numër 1 gjatë 90 minutave.”

“Ndryshime në janar? Skuadra duhet të jetë më e pasur në organikë dhe do të mundohemi të afrojmë lojtarë, por pa diskutuar besimin që kam te lojtarët aktualë. Merkatoja e janarit nuk ofron shumë cilësi, ndërsa skuadra aktuale ka filluar të gjejë ritmin e sezonit të kaluar,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Teutës, Gugash Magani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.