Magani: Larguam stresin e humbjes ndaj Kukësit

0
SHPËRNDAJE

largea_magani1384620962Gugash Magani është shfaqur i kënaqur nga skuadra e tij. Sipas trajnerit peqinas që drejton Teutën, skuadra e tij ka reaguar mirë pas humbjes në Kukës. Magani ka analizuar këtë fitore, gjithashtu ai rezervohet kur pyetet për objektivat e kësaj Teute, e cila në katër javë ka tre fitore.
“Skuadra ka pasur pak stres nga humbja në Kukës. Tërbuni dha maksimumin. Ne arritëm të fitonim. Duket në letër sikur s’kemi bërë merkato, por kemi marrë 9 lojtarë. Ne duhet të balancojmë moshat në fush, të rinjtë me të vjetrit. Duhet të jesh shumë i përqendruar me moshat e reja, sepse ka mungës eksperience. Filozofia jonë së bashku me presidentin është të bazohemi edhe tek elementi i ri dhe e patë edhe sot që aktivizuam edhe nga të rinjtë. Teuta është skuadër që duhet të mbetet ndër më të mirat, s’do ta them asnjëherë që do kërkojmë europën, sepse do gaboja. Skuadra duhet të ketë karakter dhe dëshirë. Kam në skuadër lojtar me eksprienc si Mihani, Hodo, Rizvani, që përvec se janë lider në fushë, janë pozitiv dhe ushtar. E kam thënë edhe më parë që dua lojtar të tillë në fush dhe kam përkrahjen e presidentit. Sot temperature 35 grad, e kuptoni shumë mirë që ndikon në nivelin fizik në fushë. Jam munduar që gjatë të gjithë javës të punonim që të jepnim më të mirën tonë, më pas të mos kishim asgjë pishman nëse s’do të arrinim fitoren. Magani, djali im nuk është i pazëvëndësueshëm. Këtu duhet të flasim edhe për Lamcen që shënoj gol shumë të bukur. Tek Flamurtari apo Tirana do të kishte presion për djalin tim, por këtu punoj i qetë. Ishte një fitore dhe gjithnjë ato janë të bukura. Ne besojmë, punojmë, por lojtarët janë aktorët. Ne kemi për detyrë stërvitjen.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.