Magani: Më vjen keq për golat, meritonim barazimin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gugash-maganiTrajneri i Teutës, Gugash Magani, pas ndeshjes me Kukësin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, u shpreh se ishte i mërzitur për rastet e humbura dhe golat e pësuar, ku theksoi se ekipi i tij e meritonte të paktën një pikë.

Më vjen keq për golat e pësuar, dhe për 30 minutat e fundit ku mund të kishim shënuar. Nga pakujdesia jonë në momente të veçanta, teksa kemi hedhur shpesh topa pa adresë. Ky është futbolli, duhet ta pranojmë ashtu siç është. Sot meritonim të dilte barazim. Duhet të vazhdojmë punën, sepse jemi në vendet e fundit. Duhet të luajmë 90 minuta. të jemi vigjilentë në çdo moment”.

“Do punojmë shumë në goditjet standarte. Ajo që do kërkojë, është se do punojmë edhe në aspektin psikologjik. Lojtarët duhet të besojnë nga fillimi deri në fund, dhe të jenë të qetë”.

“Goli? E shikojnë specialistët e futbollit atë. Tani s’ka rëndësi më”.

“Çfarë ndodh me Teutën dhe Flamurtarin? Nuk e di, unë mundohem të punoj me skuadrën. Flamurtarit është skuadër që e kam ndërtuar vetë, dhe i uroj suksese. Nëse ajo penalltia që ju thoni se nuk ishte, ndeshja do përfundonte ndryshe”.

“Mungoi qarkullimi i topit? E drejtë. Fola me lojtarët me eksperiencë dhe ia kërkova. Nuk mund të shkojnë 25 minuta duke larguar topin. Nëse e mban topin është më mirë”.

“Skuadra nervoze? Nuk jemi skuadër pa grintë, pavarësisht se pësuam. Edhe në ndeshjet më përpara, mungesa e përqëndrimit ka qenë dobësia jonë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Teutës, Gugash Magani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.