Magani: Mund ta kishim fituar ndeshjen, por nuk jemi sjellë mirë

0
SHPËRNDAJE

I pakënaqur nga disa futbollistë të tij është shprehur trajneri i Teutës, Gugash Magani pas barazimit pa gola në sfidën ndaj Tiranës. Një ndeshje që sikurse e specifikoi edhe vetë kreu i pankinës durrsake, mund të ishte fituar nga ekipi i tij. Magani nuk fsheh objektivin e tij personal, për të shpëtuar ekipin nga rënia dhe sigurimin e finales së Kupës së Shqipërisë.

“Normalisht për mënyrën se si erdhi fundi i takimit mund ta kishim fituar ndeshjen. Gjithsesi në pjesën e parë nuk jemi sjellë mirë dhe kjo është e përsëritur.

Duhej të ishim ndëshkuar nga një gabim i yni dhe meritë e Tiranës. Më pas e kemi marrë veten dhe në pjesën e dytë kemi krijuar disa raste për gol por pa mundur të finalizojmë saktë.

Si karakter jam me këmbë në tokë. Kemi bërë një hap të rëndësishëm sot, ndonëse erdhëm me qëllim për të marrë tre pikë, ndërkohë që edhe mund të ishim ndëshkuar.

Jam i pakënaqur nga 2-3 futbollistë që sollën disbalanca. Objektivi im është ta shpëtoj skuadrën, ndërsa në Kupën e Shqipërisë që të shkojmë në finale, ndonëse është e vështirë kjo e dyta për vetë organikën e kufizuar që kemi në skuadër”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Teutës, Gugash Magani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU