Magani: Nuk është tragjedi, shikojmë përpara

0
SHPËRNDAJE

Teuta-stervitje-ne-Moldavi1I zhgënjyer nga skuadra e tij në një humbje që të lë pa fjalë, Gugash Magani është treguar profesionist duke folur për mediat. Ai si gjithnjë është i kujdesshëm në analizën e skuadrës, kërkon të nxjerrë mësime edhe nga humbja në mënyrë që të përmirësoj ekipin që drejton në sfidat e ardhshme. “Normalisht gjatë të gjithë kohës e mendoja që kishim përpara tri rezultatet, pasi kishim një skuadër që në letër është më lartë se ne. S’mund të them që jemi zhgënjyer, sepse i njeh futbolli, por më vjen keq se kemi qenë ne që kemi gabuar. E kemi filluar shumë keq ndeshjen, pasi kisha dhënë detyra të tjera, por jo gjithnjë gjërat shkojnë sipas urdhërave të mia. Golat u pësuan sepse mbajtëm shumë topin në mesfush, kur mbrojtja ishte e hapur mbrapa. Kam një skuadër të re dhe në këto moment skuadra ime së bashku me mua të ulim kokën se kampionati është shumë i gjatë dhe një humbje ndaj Kukësit nuk është tragjedi. I kam thënë ekipit që sot është lojë psikologjike, pasi ato që kemi bërë në stërvitje të ishin zbatuar në lojë, por se arritëm. Ne pësuam golin dhe në të njejtën kohë duhet të ishim më të qartë se mund të barazonim ndeshjen. Në lojën 2-0 menduam të bëjmë një zëvëndësim të detyruar. Duhet analizuar gjithcka mirë, sepse javën që vjen kemi akoma më të vështirë punën tonë, sepse vjen një skuadër që është mundur dhe do të kërkoj rezultat pozitiv. E filluam lojën me 4-1-4-1, më pas spostova Lamcjen në qendër dhe ndryshova modul që të sulmojmë qendrën pas daljes me të kuq të Malotës, por nuk patëm efikasitet. Kukësi luante gjatë të gjithë kohës me 3 sulmues dhe kur sulmonin nga krahët mbeteshim në inferioritet numerik kur Kukësi poseidonte topin. Cdo gjë do të përmirësohet, e rëndësishme është që unë dhe skuadra të nxjerrim gabime. Në shumë momemte duhet të punoj mendja përpara këmbëve, sot kjo gjë nuk ndodhi tek ne. Objektivi ynë nuk është pjesëmarrja në Kupat e Europës, por marrja e maksimumit ndeshje për ndeshje. Nëse shpall objektivat, e fus skuadrën në trysni.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.