Magani: Nuk habitem nga humbja, jam i paqartë për golat

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gugash-maganiTrajneri i Teutës, Gugash Magani, pas ndeshjes me Tiranën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, u shpreh se nuk habitet nga humbja, pasi kishte përballë një rival të fortë dhe theksoi se golat u pësuan në një mënyrë foshnjarake.

“Humbja? Normalisht me Tiranën, kur futesh në fushë kundër saj, janë të mundshme të tre rezultatet, ndaj nuk habitem që humbëm. Por jam i paqartë si i pësuam golat, se duhet të them të dy golat ishin më shumë gabimet tona në vendosje. Edhe goli i tretë gjithashtu. Por gabimet mund të bëhen, janë njerëzore. Por ajo që ju kujtoj djemve është që na duhet shumë punë për të bërë, skuadra vuan fundin e klasifikimit, nuk është mësuar vjet kështu. Disa lojtarë nuk kanë personalitetin e duhur, ndaj humbja është normale. Për një skuadër, pjesa mbrojtëse është gjëja më e thjeshtë. Ne shënuam të parët dhe patëm edhe raste të tjera, që do të thotë se sulmin, që është gjëja më e vështirë, në e bëjmë mirë. Ndërsa pjesa mbrojtëse nuk rezultoi ajo e duhura”.

“Ndryshimet te Teuta? Nuk mund të flas pas vetëm dy javësh, aq më shumë që tani ndërpritet kampionati. Ne kjo ndërprerje na bën mirë. Unë çunave nuk u fola shumë, por i thashë vetëm ‘ulni kokën e me këmbë në tokë’. Disa e kanë mendjen ende te Kupat e Europës. Futbolli është sport situatash. Kjo ndeshje kërkon analizë taktike e psikologjike, lojtarë të veçantë tek të cilët kam pasur besim vjet, nuk paraqiten në nivelet e kërkuara”.

“Golat e pësuar nga goditjet standarte? Nuk mund të bëj krahasime më ndeshjet e tjera. Ndodhi çfarë nuk pritej, pasi unë kam punuar shumë me goditjet standarde. Mendoja që goditjet standarde ishin në favorin tanë për të shfrytëzuar shtatlartësinë, por nuk rezultoi e tillë, kjo është diçka për t’u parë. Rëndësi ka që në ndeshjet në vijim të mësojmë nga gabimet”.

“Ndryshimet taktike? Ndockyt kalonte mes linjave dhe në pjesën e dytë ktheva Ditën mbrapa dhe ekipi kishte më shumë ekuilibër. Megjithatë, në momentin më të mirë pësuam golin e tretë. Pastaj duhen shumë lojtarë me personalitet që të kthesh një ndeshje ndaj Tiranës”.

“E ardhmja? Kam parë situatën në klasifikim, ku nuk ka shumë histori, të gjithë jemi të përgjegjshëm për këtë situatë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë. Kam besim, pasi sot na mundi Tirana që është ekip që të mund, dhe që ka pretendime të tjera. Në javët në vijim nuk do të jetë kjo Teutë, do të jetë një ekip më dinamik dhe shumë më kërkues për rezultatin ndaj çdo ekipi që do të kemi përpara”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Teutës, Gugash Magani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.