Magani: Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por rëndësi kanë pikët

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Teutës, Gugash Magani, pas ndeshjes me Flamurtarin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, u shpreh se kjo nuk ishte ndeshja më e mirë e durrsakëve, por theksoi se rëndësi kanë pikët.

“Mendoj se pjesë e rezultateve është edhe fati, pozitiv dhe negativ. Sot kemi zhvilluar një ndeshje pjesërisht të mirë, nuk ishim në ditën tonë më të mirë, por në këto momente rëndësi kanë pikët.

Jam i kënaqur që morëm tri pikë kundër një kundërshtari jashtëzakonisht të fortë. Mendoj se pavarësisht fitores, ky Flamurtar të cilin e kam krijuar vetë, për asnjë moment nuk është i rrezikuar.

Falënderoj djemtë për karakterin e treguar, se flasim dhe jemi në të njëjtin mendim dhe kur funksionon, çdo gjë është për mirë”.

“Unë mendoj që ndërrimet e sotme ishin të shpejta, duhej të ishin vonuar edhe pak. Të jem i sinqertë, unë isha i kënaqur edhe me barazimin me këtë skuadër.

Por duke pasur parasysh që Flamurtari luajti gjithmonë në gjysmëfushën tonë, u lodh disi, se ne i pritëm të tërhequr dhe çelësi kryesor ishte që ne i zinim në kundërsulm. Para golit të shënuar, ne kishim edhe dy raste të tjera.

Funksionoi dhe ne u shkëputëm disi nga zona e ftohtë. Por nëse mendojmë se kemi shpëtuar bëjmë shumë gabim”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Teutës, Gugash Magani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.