Magani: Patëm luhatje, kemi mungesë përqëndrimi

0
SHPËRNDAJE

MaganiTrajneri i Teutës, Gugash Magani, pas ndeshjes me Laçin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Frenkli Ymeri, u shpreh se ekipi i tij pati luhatje, edhe pse fitoi, ndërsa theksoi se durrsakët kanë mungesë përqëndrimi.

“Nuk mund ta them se skuadra më bindet vetëm mua, pasi futbolli është çështje relative. Nisur nga kjo, edhe sot, megjithëse fituam ndaj një kundërshtari direkt në luftën për mbijetesë, patëm luhatje. Sidomos te goli i pësuar në fund u përgjumëm, ndaj duhet të jemi vigjilentë deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Ajo ç’ka kam vënë re në këto dy ditë që drejtoj ekipin është mungesa e përqendrimit në momente të veçanta dhe mungesa e ritmit të lojës, pasi grupi është. Kjo do të thotë se duhet të punojmë shumë. Është thuajse e njëjta skuadër sikurse vjet dhe kam besim, sepse janë djem që dëgjojnë dhe mund të punohet.

Merita është e të gjithëve; e lojtarëve së pari, pastaj e jona. Ju e dini që futbolli i tillë është: kur fitojmë e kanë meritën lojtarët, kurse kur humbasim e ka fajin trajneri. Megjithatë sot jam përgjithësisht i kënaqur me skuadrën. Detyra jonë është që të analizojmë si pjesët e mira edhe ato të këqijat. Sot jam i kënaqur sepse bëmë më të mirën në fushë, megjithëse u ndëshkuam nga disa kartonë të panevojshëm.

I uroj suksese Flamurtarit sot dhe në vijim, megjithatë kjo pjesë nuk më takon mua ta analizoj. Ju takon juve ta analizoni nëse unë i kam bërë keq Flamurtarit apo i kam bërë mirë Teutës. Mua më vjen mirë që sot fitoi Flamurtari, megjithatë nuk dua t’i kthehem të shkuarës pasi jam i përqendruar fort te skuadra që drejtoj. Te Flamurtari bëra më të mirën, por jo gjithçka është në dorën time.

I uroj suksese Mezanit, sepse është djalë punëtor dhe i pasionuar, si dhe të gjithë çunave, se janë djem me karakter shumë të fortë. Në Durrës u riktheva me njëfarë detyrimi ndaj presidentit Hasanbelliu, sepse kur u largova në qershor ai më kërkoi të rinovoja kontratën dhe unë nuk pranova. Është njëfarë kthimi në identitet”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Teutës, Gugash Magani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.