Magani: Penalltia çështje interpretimi, gjyqtari ndikoi në rezultat

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Teutës, Gugash Magani, pas ndeshjes me Vllazninë, në prononicmin për SuperSport, dhënë gazetarit Egi Duro, u shpreh se penalltia ishte çështje interpretimi, ndërsa theksoi se gjyqtari Enea Jorgji ndikoi në rezultat.

“Po shikoja aksionin e golit të dytë dhe nuk më duket faull. Sa i takon penalltisë, është çështje interpretimi.

Nuk mund të them se gjyqtari Jorgji ndikoi në rezultat. Mendoj se ishim më lart se kundërshtari.

Ishim përgatitur të shënonim më shpejt, por kështu e ka futbolli. Ishte një hap i mirë për ne, pasi na motivon në kampionat, ku nuk jemi në pozicione të mira”.

“Penalltia? Nuk mund të jap mendim. Është çështje interpretimi.

Në opinionin tim mund të them se kontakt ka, por edhe mund të mos jepej”.

Ndërhyrja e mesfushorit Progni? Jam trajneri i Teutës dhe asnjëherë nuk jam marrë më gjyqtarët. Vjet na eliminoi Kukësi me gol fantazmë.

Edhe gjyqtarët gabojnë, ashtu si ne.

“Ekipi i preferuar? Të gjitha skuadrat e meritojnë katërshen. Besëlidhja ka eliminuar Flamurtarin dhe Partizanin, prandaj edhe me ta do jetë shumë e fortë.

Ata kanë shumë uri dhe nuk kanë presionin e skuadrës sonë, që duhet të luftojë edhe në kampionat. Nuk ka problem se kush do të jetë kundërshtari.

Deri në gjysmëfinale do të plotësohet skuadra. Tani jam i fokusuar te Kampionati”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Teutës, Gugash Magani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.