Magani “qan” mungesën e Ditës në sfidën ndaj Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE

Në një intervistë për SuperSportin tekniku peqinas flet për sfidën me Flamurtarin.

magani-658x370

Teuta do të tentojë në sprintin final të sezonit vendin e 3-të në kampionat, që do t’i sigurojë biletën për në kupat e Europës. Faza e 4-t nis me një duel të fortë përballë Flamurtarit, që është në pozita të vështira në klasifikim por me një grup të mirë futbollistësh në përbërje. Ky 90 minutësh e përball trajnerin Gugash Magani me ish skuadrën e tij, ku në sezonin 2010-2011 u shpall nënkampion i vendit. Në Vlorë nuk e kanë harruar atë periudhë, madje sa herë që ndërrohen trajnerët emri i timonierit peqinas lakohet për rikthimin tek kuqezinjtë.

“Me sinqeritet nuk doja të përballesha me Flamurtarin me këto pozita, pasi kam respekt për klubin dhe tifozët. Por tani jam trajner i Teutës dhe kam një mision për të kryer. Kur përkushtohesh dhe drejton me seriozitet mer vlerësimet edhe nga kundërshtari”.

Përballë nuk do të jetë vetëm Flamurtari, por edhe një trajner të cilin Magani e njeh mirë. Në periudhën kur drejtonte kuqezinjtë, trajneri peqinas kishte në përbërje në grupin e futbollistëve në rolin e qendër mbrojtësit Zekirija Ramadani, sot trajner i skuadrës vlonjate. Stimuli dhe vlerësimi për shkupianin janë të mëdha nga ana e 51-vjecarit.

“Nuk e quaj një duel trajnerësh. Ruaj respekt për Ramadanin, është një njeri punëtor dhe me karakter. Nuk ka patur kohën e duhur për të shprehur cilësitë që ka por jam i bindur se do të përfundojë me sukses misionin e tij tek Flamurtari. I uroj suskese por pas ndeshjes me ne”.

Ndaj Flamurtarit mungesat do të jenë të shumta, me Slavko Lukic dhe Ardit Hilën të skualifikuar, ndërkohë që Burno Dita ka mbyllur sezonin për asrye dëmtimi. Megjithatë Gugash Maganin e bind karikimi i grupit për të mbyllur sa më mirë këtë sezon

“Mungesat janë shumë të rëndësishme, mbi të gjitha e Ditës. Është humbje e madhe për skuadrën pasi ishte kthyer në lider. Gjithashtu mungesa të rëndësishme janë edhe ato të Hilës e Lukic. Por kam parë reflektimin e skuadrës në stërvitje pas humbjes me Partizanin. Ne kemi objektiv pjesëmarrjen në Europë dhe deri në fund e dimë që do të jetë e vështirë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.