Magani sfidon Tiranën, gati “kurthi” për ish-ekipin

0
SHPËRNDAJE

magani2

Skuadra e Teutës duket se ka rigjetur veten pas rikthimit të Maganit në krye të pankinës. Trajneri peqinas ka risjellë edhe njëherë entuziasmin tek durrsakët, teksa pas ecurisë negative tani synohet kthesa dhe vazhdimësia e rezultateve pozitive.

Fitorja ndaj Laçit i nxorri nga kriza ‘Djemtë e Detit’ teksa edhe ndaj Tiranës në javën e ardhshme do të synohet vazhdimësia për t’iu larguar fundit të renditjes. Për të marrë një rezultat pozitiv ndaj bardhebluve mund të përfitohet edhe nga situata e vështirë që po kalojnë kryeqytetasit pas ndërrimit të trajnerit.

Ndërkohë duke parë faktin që Gugash Magani e njeh mjaft mirë ekipin e Tiranës, trajneri i durrsakëve mund të ketë përgatitur edhe “kurthin” për ish ekipin e tij dy sezone më parë. Një pikë ndaj bardhebluve do të ishte një sinjal që Teuta është rikthyer ajo e vjetshmja, ndërsa një fitore do të ishte vërtet një mrekulli.

Trajneri Magani pritet që në këtë takim të luajë me skemën 4-4-2, me dyshen sulmuese Magani-Bangal. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.