Magani: Synoj të ndërtojë një sulm të mirë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Teuta ka nisur përgatitjet dhe gjatë kësaj jave do kryejë vetëm tre seanca stërvitore, ndërkohë që pas disa ditëve në Shqipëri, durrsakët do të udhëtojnë drejt Italisë për të zhvilluar fazën përgatitore atje.

Trajneri Magani ka folur në Supersport, duke treguar programin e tyre, nevojat në merkato, si dhe ka komentuar faktin që kampionati do nisë në shtator.

PROGRAMI – “Këtë javë do të punojmë me tre seanca dhe vetëm javën e ardhshme do të stërvitemi përditë. Do të vendosim themelet dhe gjatë kësaj kohe do të punojmë për formatimin e skuadrës, pasi kemi pasur shumë largime. Do të punojmë kujdesshëm që të mos bëjmë gabime. Lojtarët e rinj duhet të kenë karakter dhe përveç kualitetit duhet të jenë në shërbim të ekipit, të kenë uri e dëshirë për rezultate. Do të punojmë këto dy javë në Durrës dhe më pas faza do të vijojë në Itali. Natyrisht që kemi programuar edhe disa ndeshje stërvitore. Dy të parat do t’i luajmë këtu me skuadrat që stërviten aktualisht, ndërsa më pas do të vijojmë në Itali.”

KAMPIONATI – “Ne ishim nga ato klube që kërkonim që kampionati të niste në datën 20 ose 27, pavarësisht pauzës për angazhimet e Kombëtares. Megjithatë, shtyrja e kampionatit nuk mund të them se na penalizon. Të gjithë ekipet e nisin garën njësoj. Ajo që kërkoj në këto momente është që skuadra të formatohet sa më shpejt. Si unë, presidenti ashtu edhe bashkë-presidenti, jemi të dakordësuar, jemi të gjithë në një linjë: që të ndërtojmë një skuadër dhe më tej të vendosim objektivat në startin e kampionatit. Qetësia që më japin drejtuesit, bën që tashmë çdo gjë të jetë përgjegjësia ime për të marrë riskun, si për mirë ashtu edhe për keq.”

SYNIMET – “Kemi pasur shumë largime, nga mbrojtja, në qendër dhe nga krahët. Pjesën më të madhe të mbrojtjes e kemi formatuar dhe po punojmë për një mbrojtës të majtë. Në qendër të mesfushës ku kemi pasur edhe largime, dhe padiskutim edhe sulmi, ku jo vetëm ne, por çdo skuadër synon më shumë. Mendoj që nëse një skuadër e ka sulmin mirë edhe performancën do ta ketë shumë të mirë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.