Magani: Teuta do jetë pretendente. Kukësi dhe Flamurtari në të njëjtin nivel me ne

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Kur shumë futbollistë të sezonit të kaluar u larguan nga Teuta, duke mos pranuar të rinovonin kontratën me klubin durrsak, u mendua se “Djemtë e detit” do të hasnin shumë vështirësi. Por në fakt duket se ka ndodhur e kundërta.

Drejtuesit e Teutës kanë qenë shumë aktivë gjatë verës në të gjitha drejtimet, merkato dhe infrastrukturë, duke krijuar kushtet për një sezon sa më të suskesshëm. Në ekip kanë ardhur disa lojtarë të huaj, kryesisht ballkanas e afrikanë, por edhe disa emra të njohur të kampionatit tonë, me në krye Nijas Lenën, të graduar tashmë kapiten.

Trajneri Gugash Magani, i lidhur jo pak edhe shpirtërisht me Teutën, beson plotësisht për një ecuri mjaft të mirë, madje e rendit skuadrën e tij mes 5 pretendentëve, duke e konsideruar të barabartë në vlera me Kukësin dhe Flamurtarin.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU