Magani:Objektivi eshte i qartë te kualifikohemi ne europe”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ne interviste per #supersport, nga Ohri trajneri i Teutes Gugash Magani flet per objektivate e Durrsakve, dhe analizonë merkaton.

Objektivi? Magani:Unë kam drejtuar dhe më parë Teutën, dhe në rastet e mëparshme kemi mundur të kualifikohemi në Europë. Të njëjtën gjë do të kërkojmë të bëjmë dhe këtë sezon. Objektivi ynë është i qartë të jemi mes skuadrave që do të kualifikohen në kompeticionet europiane. Nuk do të jetë e lehtë sepse rivalët janë përforcuar gjithashtu ndaj ne duhet ta fitojmë këtë vend në fushën e lojës.”

“Magani ka analizuar dhe afrimetë ne merkato”

Magani:Mocka ka qenë dhe më parë pjesë e ekipit, mbaroi kontratën dhe rinovoi përsëri. Lenën e njoh mirë sepse e kam drejtuar dhe te Flamurtari dhe është lojtar me personalitet dhe për këtë arsye i kam dhënë shiritin e kapitenit. Kemi marrë nga Elbasani një futbollist të ri shumë cilësor si Bilali që besoj se ka shumë të ardhme ndërsa afrikanët kanë ende probleme fizike, pasi nuk janë në formën e duhur fizike por deri në fillimin e sezonit do të përshateten dhe jam i sigurtë se do të jenë në formë optimale për fillimin e kampionatit.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.