Mainz “shokon” Bayernin në “Allianz Arena” (Video)

0
SHPËRNDAJE

imageBundesliga/ Mainz i ka shkaktuar një humbje të papritur skuadrës së Bayern Munchen në shtëpi teksa e ka mposhtur me rezultatin 1-2. Kjo ishte edhe humbja e parë për skuadrën e Guardiolës në  “Allianz Arena” këtë sezon. Padyshim një rezultat i papritur ky duke parë formën që po kalon skuadra bavareze. Goli për Bayern u shënua nga Robben, ndërkohë Sampaio dhe Cordoba i dhanë fitoren miqve. Tashmë distanca me Borussia Dortmund është shkurtuar në 5 pikë, pasi verdhezinjtë fituan ndeshjen e tyre në transfertën e Darmsadt me rezultatin 0-2.

Rezultatet në Bundesligë

Bayern Munchen – Mainz 1-2

Darmsadt – Dortmund 0-2

Schalke – Hamburg 3-2

Leverkusen – Werder Bremen 1-4

Hertha Berlin – Frankfurt 2-0

Borussia Moenchegladbach – Stuttgart 4-0

S'KA KOMENTE

Comments are closed.