Malindi: Dua t’a mposht Partizanin

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ndeshja javës së pestë të Superligës Tërbuni-Partizani do të jetë edhe një sfidë ish-lojtarësh. Në ekipin pukjan bëjnë pjesë disa ish-lojtarë të Partizanit, por që në ndeshjen e së shtunës do të jenë kundërshtarë me të kuqtë. Bëhet fjalë për mesfushorin Artan Karapici dhe sulmuesit Enco Malindi e Jurgen Vatnikaj. Që të tre këta lojtarë kanë dalë nga akademia e kuqe, por tani do të tentojnë ta mposhtin ekipin që i ka nxjerrë si futbollistë. Për sulmuesin Enco Malindi kjo do të jetë një sfidë e veçantë për vetë faktin që ai do të luajë kundër ekipit ku u rrit si futbollist, por edhe për rëndësinë që ka për ekipin e tij të Tërbunit. Në një prononcim për “Minuta90.com” sulmuesi tregon se ende nuk e ka marrë veten plotësisht nga dëmtimi që pësoi, por se po punon fort që të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Partizanit:

“Nuk jam në gjëndjen time më të mirë, kjo edhe për faktin se jam i dëmtuar dhe nuk jam rekuperuar plotësisht. Jam duke punuar me fizioterapistin e Kombëtares Ylli Mihani dhe shpresoj që të jem i gatshëm për ndeshjen ndaj Partizanit. Kam besim se do të jem në këtë sfidë të veçantë për mua. Dua që të jem në fushë dhe të ndihmoj ekipin tim të Tërbunit, qoftë për të marrë edhe një pikë”.

Malindi kur ishte pjesë e Elbasani
Malindi kur ishte pjesë e Elbasani

Përsa i përket faktint nëse ai do t’i shënojë apo jo Partizanit, Malindi shprehet: “Për mua nuk është ndonjë gjë vështirë. Natyrisht Partizani është një pjesë e rëndësishme e të kaluarës time, dhe këtë gjë nuk harroj por une jam një profesionist dhe natyrisht që do luftoj për ekipin tim aktual. Edhe në të kaluarën i kam shënuar Partizanit, madje këtë gjë e kam bërë edhe në sezonin e kaluar kur isha pjesë e Elbasanit, dhe dua t’a bëj sërisht këtë gjë edhe me Tërbunin, dhe pse jo, t’a mposht Partizanin”,- ishin fjalët e sulmuesit Enco Malindi për “Minuta90.com”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.