Maloku edhe Seferi, tashmë zyrtarisht zgjedhin Shqipërinë

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Në konferencën e sotshme për shtyp, trajneri i Shpresave Alban Bushi, ka konfirmuar dy emra të rinj për Kombëtaren.

Njëri është Taualant Seferi, mesfushori nga Kumanova i Jang Bojs, i cili ka luajtur me moshat e Maqedonisë, por edhe në dy miqësore me ekipin e parë.

Bushi tha para medieve, se Seferi ka pranuar ftesën e Shqipërisë, ashtu si Elvir Maloku.

“Ish”-i i Hajdukut të Splitit, i lindur në Kroaci, ka vendosur të luajë për kuqezinjtë.

Maloku, pjesë e AEK Larnaca në Qipro, luan si sulmues, ndërkohë që ka qenë edhe më parë në fokusin e Shqipërisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.