Malota: Gati për Kukësin, për ne kjo është finalja e sezonit

0
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Partizanit, Renato Malota ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp duke folur për “finalen” që do të luhet nesër ndaj Kukësit. Malota ka folur me tone optimiste për këtë sfidë duke besuar se do të jetë Partizani ai që do t’u shkaktojë verilindorëve humbjen e parë në kampionat këtë të premte. Mbrojtësi e vlerëson faktin që kjo sfidë ështe percaktuar të gjykohet nga arbitra të huaj si dhe tregon që i vetmi sulmues që e tremb është Caleb Ekuban dhe askush tjetër.

“Jemi gati për përballjen ndaj Kukësit, kjo ndeshje mendoj se ka ardhur në momentin e duhur. Normalisht ata ende nuk kanë pësuar humbje në këtë kampionat, por kam bindjen se ndaj Partizanit do të pësojnë edhe humbjen e parë në kampionat ndaj nesh. Po kalojmë një moment mjaft të mirë si ekip po ashtu edhe lojtarët po gëzojnë një gjendje optimale fizike dhe kam bindjen se nga kjo ndeshje do të dalim me rezultat pozitiv.”

“Faktikisht gjyqtarët na kanë penalizuar në mjaft ndeshje, jam i lumtur që këtë sfidë mjaft të rëndësishme do ta gjykojnë gjyqtarë të huaj kështu që na mbetet ne si lojtar të tregojmë më të mirën, pastaj fusha do ta tregojë cili ekip është i denjë për të fituar titullin.”

“Ne do hyjmë në fushë për të bërë më të mirën, rezultatin e di vetëm Zoti, por ne normalisht vetëm fitorja na bën punë.”

“Përsa i përket Pejiç, mendoj se përballë meje nuk ka arritur t’ia dalë, por përgjigjen më të mirë dua t’ia lë në fushën e lojës.”

“Për ne kjo është finalja e sezonit, nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç fitores, personalisht e njoh mjaft mirë lojën e Kukësit, pikat e forta dhe të dobëta që ata kanë dhe kam bindjen se do të dalim me kokën lart nga kjo sfidë. Do të jetë një ndeshje mjaft e fortë. Në përballjen e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” ne kemi zhvilluar nje ndeshje perfekte dhe meritonim fitoren, pasi na u mohua edhe një gol. Besoj se edhe të premten do të japim më të mirën dhe të fitojmë 3 pikët. Nuk kemi aspak frikë nga sulmuesit e Kukësit, të vetmit që mund t’i trembemi është Ekuban dhe për fatin e mirë e kemi në skuadër, ai është një prej sulmuesve më të mirë që luan në Kampionatin Shqiptar”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi i Partizanit, Renato Malota. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU