Malota kërkon titullin në prezantim

0
SHPËRNDAJE

malota tomoriKONFERENCË PËR SHTYP

Mbrojtësi 27 vjeçar firmos për dy vjet me të kuqtë

DREJTORI PËRGJITHSHËM GENC TOMORI: Malota është një lojtar i spikatur i kampionatit tonë. Kam kënaqësinë ta prezantoj sot përpara mediave, ndërkohë që edhe përpara 7 vitesh kam insistuar që Malota të ishte pjesë e Klubit të Partizanit. Tashmë objektivat e Partizani janë krejtësisht të ndryshme, pasi skuadra këtë sezon po pëfaqësohet denjësisht në Kupat e Europës dhe objektivi kryesor do të jetë padyshim edhe fitimi i Titullit kampion.

RENATO MALOTA: Nuk mund ta fsheh , për mua është një kënaqësi që u riktheva në familjen e madhe të Partizanit, pasi tek ky klub u formova dhe u bëra i njohur si futbollist. Siç edhe e përmendi Drejtori Tomori e gjej Partizanin me objektiva madhor, pasi të gjithë te ky klub presin titullin kampion. Mendoj se ky është viti i duhur për të realizuar këtë objektiv, pasi grupi aktual premton shumë dhe besoj se këtë vit do të fitojmë Titullin. Grupi i mirë që është aktualisht tek Partizani, Presidenti, stafi teknik dhe më kryesorja tifozët, të cilët më kanë dashur gjithmonë, më kanë respektuar dhe nuk e kam harruar kurrë mbështetjen e tyre ishin disa nga arsyet që më tunduan të zgjidhja ofertën e Partizanit. Përsa i përket Kukësit mendoj se tashmë është një kapitull i mbyllur, erdhi një moment që nuk kisha më çfarë të jepja tek ai ekip, kam kaluar mjaft mirë në 4 vite të qëndrimit tim atje ku arritëm të fitonim edhe Kupën e Shqipërisë. Konkurrenca i bën mjaft mirë çdo ekipi ndaj edhe te Partizani do të bëj më të mirën të jap maksimumin dhe të bind trainerin me punën time

S'KA KOMENTE

Comments are closed.