Malota nuk del në stërvitje me Kukësin

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Mbrojtësi Renato Malota ka refuzuar të dalë ne stërvitje me skuadrën e Kukësit. Shkak për këtë gjë është bërë klauzola në kontratën që e lidh lojtarin me klubin kuksian. Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai nuk e pranon atë klauzolë që është në kontratët e lojtarit me ekipin verilindor. Për këtë gjë lojtari ka vendosur të protestojë në këtë mënyrë, duke mos u paraqitur në seancat stërvitore.

imageMalota kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga skudara që aktivizohet prej tre sezonesh, teksa interes për shërbimet e tij kishin shfaqur skuadrat e Tiranës, Partizanit dhe Flamurtarit. Shkak për mos largimin e tij nga Kukësi është bërë nje klauzolë që nëse lojtari dëshiron të largohet, duhet t’a njoftojë klubin 3 muaj përpara, por vetë mbrojtësi lezhjan mohon të ketë dijeni për këtë gjë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.