Malota, peng i një klauzole në kontratë

0
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi Renato Malota ka mbetur peng i një klauzole në kontratën e tij me Kukësin. Mësohet se lojtari ka një pikë në të cilën klubi mund të rinovonte kontratën edhe për sezonin e ri 2015-2016. Pikërisht në këtë pikë ngecet edhe puna e mbrojtësit lezhian, por në krahun tjetër Kukësi duhet ta kishte njoftuar me shkrim 60 ditë përpara skadimit të kontratës Malotën për vazhdimin e bashkëpunimit, gjë e cila nuk dihet me siguri nëse ka ndodhur. Por me shumë gjasa, nëse Malota nuk do të vazhdojë bashkëpunimin te skuadra e Kukësit, palët do të ndahen vetëm në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve pranë FSHF-së.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.