Malota rindez derbin Tirana-Partizani

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Renato Malota ka bërë që të fillojë përpara kampionatit derbi klasik Tirana-Partizani. Mbrojtësi lezhjan që luan aktualisht tek Kukësi prej kohësh është një objektiv i shumë skuadrave në Superligë, ku më pranë tij duken dy klubet kryeqytetasve. Partizani ka kohë që ka nisur bisedimet me të dhe disa herë është përfolur për një akord mes palëve, por kjo gjë ende duke se nuk ka ndodhur. Malota mund të jetë afrimi i fundit i të kuqve, pasi edhe reparti i mbrojtjes do të kompletohej.
image
Gjithashtu edhe rivalët e Tiranës janë në gjurmët e mbrojtësit. Pas largimit të Dushkut, drejtuesit bardheblu janë në kërkim të nje qëndërmbrojtësi për të plotësuar boshllëqet në prapavijë. Malota do të ishte goditja e duhur, duke parë edhe cilësitë që ai ka aktualisht. Mbrojtësi lezhjan ishtë një nga pikat e forta të Kukësit, po tashmë ai është larguar nga verilindorët. Bardheblutë pritet të bëjnë edhe ofertën e tyre drejt mbrojtësit, ku fjalën e fundit do t’a thotë vetë Malota.

Gjithashtu bardheblutë presin edhe rikthimin e Gentian Muçës në ekip. Pasi mbaroi aventurën e tij europiane me ekipin e Kukësit, tashmë Muça peitet që të rikthehet sërisht tek Tirana. Një tjetë emër që pritet t’u bashkohet bardhebluve është edhe sulmuesi brazilian, Gilberto. Sulmuesi duket se ka arritur akordin me drejtuesit e Tiranës, dhe tashmë pritet nga dita në ditë që të vihet nën urdhërat e trajnerit Muça.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.