Mamadu Tunkara mesazh tifozëve të Lazios si vlonjat

0
SHPËRNDAJE

Mamadu Tunkara është zyrtarisht i Flamurtarit, ku do të jetë i huazuar nga Lacio të paktën deri në fund të sezonit aktual.

Sulmuesi 22-vjeçar me pasaportë spanjolle, i cili në këtë sezon nuk ka zbritur ende në fushë, sot u ka shkruar një letër të hapur tifozëve të Lacios, para nisjes për në Shqipëri.

Kam zgjedhur t’ju kushtoj këtë letër, për të përshëndetur ata që në këto vite më kanë bërë të ndihem në shtëpi. E kam kuptuar që në fillim çfarë do të thotë të veshësh këtë fanellë të lavdishme, falënderoj tifozët e shumtë që më kanë dashur shumë dhe më kanë bërë të ndihem një prej tyre, me gjithë dashurinë dhe ngrohtësinë e mundshme. Faleminderit të gjithëve, miq e tifozë që më keni ndjekur e shoqëruar.

“E ardhmja me ju është ende për t’u shkruar, por tani erdhi momenti të largohem për pak kohë, po… kur të kthehem, do t’ju tregoj në fushë atë që mund t’ju jap, duke djersitur e duke luftuar për ju, që më keni bërë burrë. Për ju kam përshëndetjen time më të madhe me zemër. Dhe për Lacion time uroj që të fitojë gjithçka të mundshme këtë sezon!

Po iki nga Lacio në huazim për këta muaj, me një kujtim dhe një siguri! Roma është vetëm bardhekaltër! Mirupafshim!”.

Në postimin e Tunkarasë në Instagram ka pasur shumë reagime dhe mes tyre ka shkruar edhe portieri i Lacios dhe i kombëtares sonë, Thomas Strakosha: “Paç fat, tregoje kush je!”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU