Mamaja e Pedros: Djali im do luajë në Premier League

0
SHPËRNDAJE

Pedro-Rodriguez

 

Në Spanjë flitej prej disa ditësh për një largim të mundshëm të Pedro Rodriguez por përpara disa ditësh presidenti Bartomeu u shpreh se për momentin nuk parashikohej që sulmuesi katalanas të lëvizte nga Barcelona. Për të përgënjeshtruar zërat e ditëve të fundit ka menduar mamaja e Pedro Rodriguez e cila u shpreh se : “Djali im do të firmosë për një ekip në Angli”. Të gjitha provat të çojnë te Manchester United që sipas zërave janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për të pasur shërbimet e Pedros.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.