Mamurrasi mposht Elbasanin në miqësore

0
SHPËRNDAJE

Elbasani – Mamurrrasi 1 – 3

Shënues/ 33′ Toçi (11-m)/ 62′ Tahirllari, 70′ Çaushaj, 75′ Kozmai

Ekipi i Elbasanit ka humbur edhe miqësoren e rradhë, këtë herë kundër Mamurrasit. Verdheblutë janë mposhtur në fushën e tyre përballë mamurrzakëve me rezultatin 1-3. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të Elbasanit falë golit të shënuar nga ana e Mateos Toçit me 11-metërsh në minutën e 33′. Pjesa e dytë ishte krejtë një panoramë tjetër teksa ekipi mik arriti të përmbyste rezultatin duke shënuar plot 3 herë në portën e verdhebluve të drejtuar nga Dosti.
image
Golin e barazimit e shënoi një ish-lojtar i Elbasanit, Tahirllari në minutën e 62′, teksa 8 minuta më pas, pikërisht në të 70′ Çaushaj ktheu shifrat në 1-2. Për të mbyllur këtë takim ka menduar Kozmai, i cili realizoi edhe golin e tretë në minutën e 75′. Kjo humbje tregon se ekipi i Elbasanit ka ende nevojë për përforcime në merkato.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.