Manaj dhe Ndoj me të ardhme të sigurtë në serie A

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Nuk është vetëm Rey Manaj te Inter por edhe Emanuele Ndoj te Roma që priten të shkëpusin minuta të vyera në serie A me ekipet e para të Roberto Mançinit dhe Rudi Garcias. Manajn e kemi parë në disa takime miqësore me ekipin e parë te Inter, madje duke bërë edhe paraqitje të mira por tani po bëhet e ditur se edhe Ndoj, që ka kohë që stërvitet me ekipin e parë, po bind trajnerin Garcia ta ketë në dispozicion për ekipin e parë në sezonin 2015-16.

Ndoj është vetëm 18 vjeç dhe ka dalë nga akademia e futbollit të Padovës ndërsa ka kaluar te të rinjtë e Romës (primaverat) një vit më parë duke lënë përshtypje shumë të mira. E përditshmja “Sport Ekspres” gjithashtu flet për një kontratë 5-vjeçare që po përgatitet për mesfushorin shqiptar që është edhe anëtar i ekipeve tona kombëtare.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.